Erisildo Smaçi
Erisildo Smaçi do të jetë futbollisti më i ri i Besëlidhjes. Burime për “Newsport.al” raportojnë se mesfushori 28-vjeçar do të bashkohet nesër me ekipin në Pogradec, aty ku po zhvillohet edhe faza përgatitore.
Një tjetër goditje për lezhjanët brenda pak ditëve, pas firmës me sulmuesin Festim Alidema. Kështu, trajneri Elvis Plori do të ketë një “armë” më tepër edhe në repartin e mesfushës, me një lojtar që sjell stabilitet dhe eksperiencë.
Kujtojmë se 28-vjeçari e ka nisur karrierën në Lezhë me Brians. Ndërsa më vonë është aktivizuar për ekipe si Partizani U19, Laçi, Shënkolli, Apolonia, Dinamo, Bnei Yehuda në Izrael, Tirana, Drenica dhe Prishtina e Re.
Poll






