Elvis Plori
Elvis Plori ka dhënë dorëheqjen te Besëlidhja. Ky është raportimi i fundit që vjen nga burimet për mediat, ku thuhet se trajneri ka paraqitur kërkesën e tij tek drejtuesit e klubit lezhjan.
Shkak i këtij vendimi drastik të marrë nga ana e Plorit është humbja e fundit përballë Korabit, në shifrat 1-2. Kjo ishte e dytë në kampionat për Besëlidhjen, pas asaj me Kukësin në shifrat 2-0, çfarë ka sjellë edhe fundin e bashkëpunimit.
Kështu, te Besëlidhja kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Plorit, i cili pritet të njoftohet në ditët në vazhdim.
Poll






