Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Dy ditë para duelit me Besën, Sopoti “çon peshë” tifozët: Gati t’iu presim në...

Shkruar nga NEWSPORT
Dy ditë para duelit me Besën, Sopoti “çon
Sopoti

Sopoti pritet të rikthehet në shtëpi për ndeshjen përballë Besës së Kavajës, duel ky që do të zhvillohet të shtunën prej orës 16:00.

Njoftimin e ka dhënë vetë klubi nga Librazhdi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se pas një inspektimi të kryer nga FSHF, janë verifikuar të gjitha punimet sipas standardeve të kërkuara.

Gjithçka është transformuar në stadiumin e Sopotit, duke filluar me dhomat e zhveshjes, te pankinat, tribunat e tifozëve dhe me tapetin e fushës që i është nënshtruar një rikonstruksioni total.

POSTIMI:

SOPOTI GATI PËR NDESHJET NË SHTËPI.

Ditën e sotme është kryer me sukses inspektimi i stadiumit tonë, nga inspektorët e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku janë verifikuar të gjitha punimet e kryera nga klubi. Pas detyrave që inspektorët caktuan për drejtuesit në muajin qershor, sot ishte dita e verifikimeve dhe ashtu sic pritej punimet e kryera plotësojnë të gjitha kushtet dhe standartet për certefikimin e stadiumit tonë.

Falë një pune të palodhur dhe bashkëpunimit të shkëlqyer mes Bashkinë Librazhd dhe FSHF, sot kemi një ‘shtëpi’ me kushte më të mira për të gjithë sportdashësit.

Ndërtimi i platformave televizive e bën stadiumin tonë garantues të kushteve teknike edhe për zbatimin e sistemit VAR, duke sjellë transparencë të plotë në çdo ndeshje.

Dhomat e zhveshjes  pësuan një transformim total, duke u zgjeruar dhe dyfishuar hapsira e brëndëshme me kushte të përmirësuara të dusheve dhe tualeteve, me standarde komode për skuadrat dhe zyrtarët.

Edhe pankinat  janë zgjeruar në kapacitet, duke krijuar më shumë hapësirë e kushte profesionale për stafin dhe lojtarët gjatë ndeshjeve.

Tribuna e tifozëve ka pësuar ndjeshëm ndryshime, me kushte më të mira për të gjithë sportdashësit. Me një kapacitet prej 80 vëndesh është ndërtuar edhe një tribunë ‘VIP’ sipas standarteve të vendosura nga FSHF.

Dhe më kryesori, tapeti i fushës i cili ju nënshtrua një rinkostruksioni total, duke u bërë edhe një herë nga e para drenazhimi dhe plehrimi i komplet fushës, që solli rezultate dukshëm më të mira dhe tashmë është gati për tu shijuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu