Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Bylis “lëshon pe” në miqësore, ballshiotët përmbysen nga Luftëtari (REZULTATI)

Shkruar nga NEWSPORT
Bylis “lëshon pe” në miqësore, ballshiotët
Foto ilustruese

Luftëtari ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në fazën përgatitore, teksa ka mposhtur Bylisin 2-1 në një ndeshje të luftuar. Mallakastriotët kaluan të parët në avantazh në minutën e 35-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

Pas pushimit, skuadra gjirokastrite rriti presionin dhe gjeti barazimin në minutën e 60-të me Tirsos. Luftëtari vijoi të kërkonte golin e fitores dhe e përmbysi rezultatin në minutën e 74-t, kur Karasani përfitoi nga një gabim në prapavijën e Bylisit.

Në minutat e mbetura, Bylisi provoi të reagojë, por nuk arriti të ndryshojë rezultatin. Fitorja 2-1 i jep Luftëtarit një tjetër sinjal pozitiv në prag të sezonit të ri, ndërsa të dyja ekipet vijojnë përgatitjet për startin e kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu