Flamurtari - Burreli
Kanë kaluar 2 vite që Flamurtari nuk e njeh fitore kundër Burrelit në përballjet direkt.
Edhe pse skuadra vlonjate ka pasur kalime nga Kategoria e Parë në Superiore, në 4 sfidat e fundit mes këtyre dy ekipeve, vlonjatët nuk kanë asnjë fitore, e përkthyer me 2 humbje dhe 2 barazime.
Testi i radhës do të jetë sot (ora 18:30), ku të besuarit e Olitjon Kërnajës do kërkojnë të “kthejnë pllakën”, ndeshje e vlefshme për javën e 2-të në Kategorinë e Parë.
Synimi i kuqezinjve për këtë sezon të ri është ambicioz dhe i qartë, ngjitja në Superiore, marrë shkas edhe nga investimet e mëdha.
4 precedentët e fundit
Poll






