Lorenco Vila dhe Blerim Kotobelli
Para disa minutash, mbrojtësi Blerim Kotobelli zyrtarizoi kalimin te Flamurtari në Kategorinë e Parë. Për ish-kapitenin e Teutës, aventura te kuqezinjtë e Vlorës nuk është “risi”, por rikthim.
Në lidhje me zhvendosjen e Kotobellit, ka reaguar në rrjetet sociale edhe sulmuesi i Dinamos, Lorenco Vila. “Suksese vëlla”, ka shkruar në “story” 27-vjeçari.
Dyshja gëzon raport të ngushtë shoqëror që prej periudhës kur luanin bashkë te Teuta. Përsa i takon Vilës, ai ka marrë rolin e sulmuesit kryesor te dinamovitët, pas largimeve të Dejvi Bregut dhe Mustapha Koma.
"Story" i Lorenco Vilës
Poll






