Dy afrime të reja për Kukësin, pak ditë para ndeshjes së ardhshme me Sopotin. Klubi verilindor ka prezantuar Mohamed Fofana dhe Ibrahima Bah, të cilët i janë bashkuar skuadrës për të qenë në dispozicion të trajnerit Bledi Kadiu.
Të dy lojtarët në fjalë kanë ardhur me formulën e huazimit nga ekipi i Konyaspor, ekip ky i cili militon nga elita e futbollit turk. Kontrata që kanë firmosur, si Fofana, ashtu edhe Bah është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Afrime të rëndësishme këto për verilindorët të cilët ecin me objektivin për të kapur një nga vendet e para që mundëson ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Edhe pse pësuan humbjen në Vlorë përballë Flamurtarit, pozitat e skuadrës në tabelën e klasifikimit janë premtuese, vendi i 5-të në kuotën e 15 pikëve.
View this post on Instagram






