Janë luajtur sot ndeshjet e radhës të javës së 8-të të vlefshme për Kategorinë Superiore të moshave U-21. Në sy bie fitorja e thellë 8-1 e Kukësit ndaj Akademisë së Futbollit si dhe përmbysja e çmendur e shkodranëve në Tiranë kundër bardhebluve.
Ndërkohë Laçi ka fituar minimalisht ndaj Teutës. Vllaznia është skuadra që kryeson renditjen me 19 pikë, ndërsa Kukësi në vend të dytë e ndjek me 3 pikë më pak. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme, të sfidave që kishin startuar në orën 13:00.
KATEGORIA SUPERIORE U-21| JAVA 8
Kukësi – Akademia e Futbollit 8-1
Laçi – Teuta 1-0
Tirana – Vllaznia 1-4