Kategoria Superiore do të ngrejë siparin më datë 23 gusht. FSHF-ja ka vendesur edhe kalendarin për javën e parë te Superligës dhe ndeshja e parë do të luhet të premten me supersfidën Kukësi-Partizani në orën 19:00. Ky takim do të luhet sërish në “Elbasan Arena”, edhe pse verilindorët kanë vendosur që ndeshjet pritëse t’i luajë në stadiumin e Kamzës.
Kukësi do të luajë vetëm ndeshjen e parë në Elbasan për arsye se stadiumi i Kamzës nuk i plotëson kriteret për ceremoninë që do të zhvillohet nga Federeta për nisjen e kampionatit. Katër ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë në dy orare të ndryshme. Një orar disi i pazakont duke parë temperaturat e larta pasi dy takimet e para do të luhen në orën 16:00, ndërsa dy të tjerat në orën 19:00.
E premte 23 gusht
Kukësi-Partizani 19:00
E shtunë 24 gusht
Skënderbeu-Flamurtari 16:00
Vllaznia-Laçi 16:00
Tirana-Luftëtari 19:00
Teuta-Bylis 19:00