Është luajtur ditën e sotme sfida e radhës e Kategorisë së 3-të, Murlani-Kinostudoi. Takimi është mbyllur me fitoren 2-1 për Murlanin që vazhdon sërinë e fitoreve duke “likuiduar” edhe ekipin e Kinostudios.
Me këtë fitore, Murlani shkon në kuotën e 15 pikëve duke barazuar Luftëtarin që dje fitoi 4-0 ndaj Drinit. Në Kategorinë e 3-të vijon gara e fortë mes Murlanit dhe Luftëtarit që kanë nga 15 pikë dhe do të luftojnë deri në fund për të fituar titullin kampion.