Ditën e sotme do të luhet java e fundit e Kategorisë së Parë. Në fushë do të zbresin të gjitha skuadrat me përjashtim të ndeshjes Bylis-Besa që është shtyrë për nesër. Në Shkodër, Vllaznia do të festojë fitimin e titulli kampion në Grupi A ndërsa ndeshja më interesante është ajo mes Shënkollit dhe Veleçikut. Një Kategori më poshtë ka rënë Vora e cila e zyrtarizoi rënie një javë më parë.
Në Grupin B, Bylisi kryesues e ka lënë për nesër ngritjen e trofeut, ndërsa ndeshja më interesante është ajo mes Turbinës dhe Elbasanit. Një ndeshje që do të vendos se cila skuadër do të luajë Play Off. Një Kategori më poshtë do të zbres Tomori që ashtu si Vora e zyrtarizoi një javë më parë.
KATEGORIA E PARË – JAVA 26
SOT, ora 16:00
Grupi A / Play-off
Dinamo-Besëlidhja
Vllaznia-Erzeni
Korabi pushim
Grupi A / Play-out
Shënkolli-Veleçiku
Iliria-Vora
Burreli-Pushim
Grupi B /Play-off
Oriku-Egnatia
Bylis-Besa (Nesër)
Lushnja-Pushim
Grupi B / Play-out
Tomori-Pogradeci
Elbasani-Turbina
Apolonia – Pushim