Kategoria e Parë do të zbres e gjitha në fushë ditën e sotme. Ndeshja interesante dhe një finale mes Turbinës dhe Tomorit në Grupin B që pritet të vendos fatet e të dyja skuadrave që rrezikojnë qendrimin në Kategorinë e Parë.
Çështja e vendit të parë në të dyja grupet është zgjidhur me Bylisin dhe Vllazninë që kanë siguruar edhe matematikisht Superligë dhe në Kategorinë e Parë luhet vetëm për skuadrat që rrezikojnë qendrimin. Bylis dhe Vllaznia do të jenë pushim ditën e sotme ndërsa vemdedja më e madhe është mes Turbinës dhe Tomorit.