Askush nuk e priste një start kaq të dobët të Elbasanit në kategorinë e parë. Vetëm 6 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje,vendi i fundit në tabelë dhe shumë vend për diskutim. Megjithatë fitorja e fundit ndaj ilirisë me rezultatin 3-1, i ka dhënë qetësinë e nevojshme klubit.
7 gola të shënuara tregon që në sulm mungon shumë. Mbrotja është një nga më të dobëtat e grupit B, me 12 gola të pësuara. Merkatoja e verës nuk ka dhënë frytet e veta dhe kjo pasqyrohet qartë ne rezultatet e ekipit. Megjithatë, presidenti Arben laze ka konfirmuar mbështetje për lojtarët deri në fund.
Elbasani luan ndeshjen e radhës me datë 23, kundër Shënkollit në transfertë.