Sikurse skuadrat e Superligës po zhvillojnë përgatitjet e fundit përpara startimit të pjesës së mbetur të kampionatit edhe ekipet e Këtegorisë së Parë kanë zhvilluar sot disa takime miqësore për të parë gjendjen e lojtarëve në fushë.
Miqësoret e zhvilluara nga ekipet e Kategorisë së Parë janë zhvilluar në kuadër të përgatitjeve të tyre për pjesën e dytë të sezonit.
Ndërkohë që disa ekipe të Kategorisë së Parë siguruan sot takime me ekipe të Supeligës, pjesa tjetër janë organizuar mes tyre për të parë problemet në reparte të caktuara dhe për ti rregulluar më pas. Ndërkohë që nuk ka munguar dhe përzgjedhja e skuadrave të Kategorisë së Dytë.
Rezultatet dhe shënuesit
Tomori-Apolonia 0-2
Uzuni, Prifti
Besa-Drita 1-0
Hyka
Egnatia-Erzeni 0-0
Kastrioti-Vora 2-0
Çutra, Xhaferri
Elbasani-Shkumbini 2-2
Vllahi, Dosti / (ag) Suvaria, Nexha