Ashtu siç ishte lajmëruar, ditën e sotme në ambientet e FSHF-së është firmosur kontrata për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë së Parë nga TVSH. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe drejtori i TVSH-së Thoma Gëllçi kanë rënë dakord për një bashkëpunim 5-vjeçar.
Tashmë tifozët e skuadrave që militojnë në Kategorinë e Parë do të kenë mundësinë që të ndjekin sfidat e ekipeve të tyre pa pagesë në TVSH.