Ndeshjet e Kategorisë së Parë në javën e parë na dhanë rezultate tejet interesante. Erzeni triumfoi 0-1 ndaj Apolonisë, në një 90 minutësh të barabartë. Shkumbini mori 3 pikë ndaj Vorës, duke e mundur 2-1. As Maliqi nuk fal, teksa përballja me Lushnjën u mbyll 2-0. Nuk pati gola në Tërbuni-Burreli, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve.
Tomori pësoi disfatë 0-2 ndaj Korabit, ndërsa Butrintit i mjaftoi një gol ndaj Pogradecit (1-0). Takimi mes Besës dhe Turbinës u mbyll 2-1, ndërsa Bylis tregoi karakter jashtë ndaj Besëlidhjes (0-2).
Rezultatet finale:
Apolonia 0-1 Erzeni
Besa 2-1 Turbina (Luz)
Besëlidhja 0-2 Bylis
Butrinti 1-0 Pogradeci
Maliqi 2-0 Lushnja (Korçë)
Shkumbini 2- 1 Vora
Tërbuni 0-0 Burreli
Tomori 0-2 Korabi