Kanë përfunduar sfidat e javës së pestë të Kategorisë së Parë. Pas ndeshjeve të sotme, Tirana kryeson e vetme në Grupin B, me 15 pikë në 5 ndeshje, ndërsa ndiqet nga Bylisi që ka 11 pikë. Në vend të fundit ndodhet Naftëtari, që nuk ka arritur të marrë ende asnjë pikë.
Në Grupin A, është Besa që kryeson me 12 pikë pas 5 ndeshjesh, ndërsa ndiqet nga Kastrioti me 2 pikë më pak. Në fund të tabelës ndodhen Vllaznia B dhe Burreli me na 2 pikë secila.