Prej disa kohësh përflitej se Kostandin Karriqi po kërkohej nga disa ekipe në Superligë, por mesa duket futbollisti i Kombëtares U21 ka zgjedhur të qendrojë në Greqi.
21-vjeçari do të vijojë karrierën te ekipi i Volosit në kategorinë e parë greke, duke preferuar më mirë ligën inferiore të vendit fqinj se sa kategorinë superiore në vendin tonë. Sipas informacioneve atij nuk i është garantuar vendi si titullar në Shqipëri, e për këtë ka vendosru të qëndrojë në Greqi.