Sot, është luajtur java e 15-të e Kategorisë së Parë. 8 ndeshje në dy grupe kanë startuar prej orës 14:00. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e takimeve, ndërsa ka surpriza në dy grupet.
Dinamo është mposhtur nga skuadra e Vorës, ndërsa Erzeni ka arritur të fitojë kundër Vllaznisë. Në Grupin B bie në sy triumfi i ekipit të Bylisti kundër myzeqarëve të Lushnjës.
Grupi A
Vora – Dinamo 1-0
Shënkolli – Besëlidhja 1-2
Erzeni – Vllaznia 2-0
Korabi – Veleçiku 3-1
Grupi B
Apolonia – Pogradeci 1-0
Turbina – Tomori 0-2
Bylis – Lushnja 3-0
Elbasani – Besa 0-3