Kategoria e Dytë e futbollit dhe konkretisht grupi A do dhurojë sot duelin mes Bulqizës dhe Ilirisë, e vlefshme për javën e 19-të. Në fushë do zbresin dy skuadra që mbajnë vendin e shtatë dhe të tetë, teksa kërkojnë të largohen nga zona e mbijetesës.
Në kompleksin Internacional në Tiranë, dy skuadrat do përballen në orën 13:30. Me këtë sfidë do përmbyllet edhe kjo javë në të Dytën, me skuadrat që janë brenda objektivave. Me një ekip të ri, Iliria nuk ia doli të jetë pretendente për një vend në të Parën, ndërsa është larg skuadrave që konkurojnë për titullin kampion.