Kastrioti dhe Tërbuni do “përplasin brirët” sot në 17:30 në një test miqësor. Sfida do zhvillohet në Pezë-Helmës dhe do shërbejë për dy trajnerët që të shohin gjendjen e skuadrave. Me fazën përgatitore që ka nisur, klubet kërkojnë të dinë pikat ku do ndërhyhet për sezonin e ri.
Krutanët e Ndreut do luajnë sërish në Superligë, teksa kanë bërë shumë ndryshime në skuadër. Nga ana tjetër, pukjanët kanë ulur në stol Elvin Beqirin, me skuadrën që u ngjit nga e Dyta dhe do luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ri.