Rënia në Kategorinë e Parë nuk e ka ndalur hovin e Kastriotit. Pas zyrtarizimit të teknikut, Ramadan Ndreu dhe disa prurjeve cilësore, klubi krutan është spostuan në Ohër, aty ku ka nisur fazën përgatitore që do të zgjasë për afro 15 ditë.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Kastrioti do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore dhe e radhës do të jetë ajo e ditës së mërkurë me Flamurtarin Ladorisht, ekip që militon në ligën e parë maqedonase.
Kjo ndeshje do të nisë në orën 17:30 dhe pritet t’i shërbejë Ndreut për të konsoliduar formacionin që do të hedh në fushë në javën e parë të kampionatit, e cila nis me 14 shtator.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.