Kastrioti humbet një nga lojtarët kryesor të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për portierin Amarildo Çekrezi i i cili u afruar te krutanët gjatë merkatos së janarit, kur Kastrioti luantë në Superligë. Ditën e sotme ishte lojtari ai që bëri të ditur largimin nga skuadra për shkak se drejtuesit nuk kanë respektuar kontratën me lojtarin.
Postim i Çekrezit:
“Shokë dhe miq, sot kam marrë një vendim të rëndësishëm të cilin dua ta ndaj edhe me ju. Prej sot, nuk jam më pjesë e ekipit të Kastriotit, dhe jo se unë nuk dëshiroja të vazhdoja, por po largohem për arsyet të mos respektimit të kontratës nga ana e klubit, dhe ky është shkaku kryesor që më detyroi të largohem përfundimisht nga Kastrioti.
Pavarësisht largimit, unë do ta kujtoj gjatë këtë eksperiencë te Kastrioti, pasi aty kam përjetur momente të lumtura, që më kanë bërë të ndihem me të vërtetë mirë, dhe kam qenë me fat që kamë qenë pjesë e një skuadre e cila, gjatë periudhës që unë kam qëndruar aty kam përjetuar emocione të papërshkrueshme, që natyrisht do të mbeten gjatë në memorien time. Aty gjeta me të vërtetë, një grup të mirë, nga ku fitova shokë të rinj, gjeta një staf të përkushtuar, të cilët i falenderoj me gjithë zemër për aq kohë sa kaluam së bashku. Po ashtu nuk mund të harroj, dhe dua të falenderoj tifozerinë e zjart që ka pasur qyteti i Krujës, tifozeri e cila më bënte të ndjehesha si në shtëpin time, dhe kjo gjë do të mbetet një kujtim i pa harrueshëm për mua.
Një Falenderim i veçantë i shkon dy personazheve të mij, që unë ndoshta nuk i kam përmendur shpesh herë, por realisht ndihem mirënjohës që më kanë mbështetur në çdo çast të vështirë dhe me kanë dhënë besimin që unë të isha pjes e këtij suksesi deri më sot. Dhe këta janë pikerisht ish-tranjeri BLEDAR DEVOLLI, të cilit i urroj çdo sukses në karrierën e tij profesioniste. Si edhe tranjerin e protjerave BESNIK MALAJ, që gjithashtu e falenderoj dhe i urroj gjithashtu suksese.
Se fundmi, dy fjalë edhe për klubin. Pavarësisht se unë nuk do të jem pjesë e juaja. Ju falenderoj për mundesinë e dhënë, dhe ju uroj suksese në sezonin e ri, që të arrini objektiat për ringjitjen në Kategorin Superiore”.