Klubi i Partizanit është duke kaluar një moment jo të mirë, kun ë 5 ndeshjet e fundit regjistrojnë vetëm 1 fitore, atë ndaj Vllaznisë (1-0). Humbja e fundit me Kukësin 1-0 në “Air Albania” i ka zhgënjyer edhe më shumë tifozët e kuq. Pas shpalljes kampion, tek Partizani kanë ndodhur disa ndryshime të cilat kanë rezultuar negative dhe sollën ikjen e trajnerit Lerda dhe zëvendësimin e tij me Adolfo Sormanin. Ky i fundit nuk ka bindur në dy ndeshjet e para me lojën që ka zhvilluar ekipi dhe kjo ka shqetësuar edhe më shumë tifozët e Partizanit dhe jo vetëm.
Ish sulmuesi i njohur i Partizanit, Edmond Dosti ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social të Facebook. Dosti kritikon zgjedhjet e bëra nga drejtuesit e ekipit të kuq, duke hedhur sytë tek “dështimet” e Partizanit. Ish sulmuesi I njohur vendos në shënjestër trajnerët Italian si: Marko Juliano, Franco Lerda, Andrea Agostinelli dhe së fundmi Adolfo Sormanin.
Dosti nuk ndalet vetëm këtu por shfryn edhe ndaj lojtarëve të huaj si: Solomon, Romero, Broun dhge Jozeph Ekuban, të cilët nuk kanë dhënë maksimumin me të kuqtë. Në fund figura e njohur e sportit shqiptar e mbyll me një kërkesë ndaj presidentit Demi, ku të shkund ekipin dhe të hedhë sytë nga Akademia.
Postimi i plotë:
Trishtim dhe ndoshta dështim…!
Partizani…?
Trishtim apo deshtim…! Nostaligjia te trajneret e huaj nga Italia duket se nuk po përputhet me atë që pritet te skuadra e Partizanit, duke mos përjashtuar edhe prurjen e lojtareve te huaj që ende nuk po kuptojne rendesinë e fanellës së klubit. Jo pak por katër trajner italianë janë ulur në bankinën e Partizanit. Por…
Partizani ka mahninë të lojtarët e huaj kur ka Akademin e tij. Prandaj z.Demi eshte koha per reflektim te shpejte dhe shko shkund ekipin se nuk kane gje ne terezi. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo situat po na ben shume pesimist qe do ndryshoj dicka per kete vite. Po na bëjnë që të mos i shikojm më, pasi vetëm sa lodhim sytë. PMTP