Sapo ka përfunduar me një rezultat shumë interesant ndeshja mes Fiorentinës dhe Sampdorias, 3-3. Vendasit edhe pse me 10 lojtarë, arritën që të kalonin në avantazh 2-1, por që miqtë e përmbysën gjithçka për pak minuta në 2-3.
Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli nuk u dorëzua dhe vetëm në minutën e 3-të shtesë ka arritur të barazojë rezultatin, duke i shptëuar humbjes në këtë 90 minutësh.