Manchester United zhvillon nesër në orën 21.00 një transfertë mjaft delikate. ”Djajtë e kuq” përballen me Newcastle, teksa trajneri Solskajer nuk do ketë në dispozicion disa lojtarë për arsye të ndryshme.
Cavani është në karantinë, ndërsa Jones dhe Romero janë të dëmtuar. Sa i përket Martial, nuk do jetë për shkak kartonësh. Manchester United synon tre pikët, teska aktualisht renditet në vendin e 16-të. Ekipi nga Manchesteri ka grumbulluar deri tani vetëm 3 pikë.