Erando Karabeci ka lënë pas dëmtimin dhe prej disa ditësh ka nisur stërvitjen i diferencuar. Kapiteni i Tiranës është duke kapur formën për të qenë më pas gati për trajnerin Mirel Josa.
Duket se edhe në aspektin moral, mesfushori bardheblu është i qetë dhe në humor. Një gjë të tillë e ka treguar edhe përmes një videoje të postuar në Instagram.
Para seancës stërvitore, Karabeci ka gjetur momentin për të bërë një xhiro me mjetin e mirëmbajtjes së fushës së kompleksit “Skënder Halili” që drejtohej nga punonjësi i klubit të Tiranës, ndërsa kapiteni shkruante: “Tu ik me Darin për bllok”.