Jasir Asani ka folur para ndeshjes së Partizanit kundër Karabakut. Mesfushori i të kuqve u shpreh optimist për atë takim teksa fillimisht u shpreh:
“Do të japim maksimumin për të t’ia dalë atje. Minutat e para do t’i presim sepse ata kanë një superekip dhe duhet t’i kapim me kundërsulm”.
Kualifikimi i Partizanit duket si një ëndërr, por jo për Jasirin. Për mikrofonin e Supersport ai shtoi: “Mendoj se shanset janë 50 me 50. Nëse japim maksimumin, besoj se do t’ia dalim”.
Në fund u ndal dhe te futbollisti që mund të shënojë dhe e ardhmja e tij. Me një përgjigje të shkurtër, talenti shqiptar nga Maqedonia përfundoi: “Shpresojmë të fitojmë, nuk ka rëndësi kush do të shënojë golin. E ardhmja do të varet nga ndeshja e kthimit, të shohim”.