Bylis humbi ndaj Teutës në “Niko Dovana” me rezultatin 1-0, ndërsa ballshiotët kontenstuan gjykimin e bërë në ndeshje. Për ballshiotët mungon një penallti pas prekjes me dorë nga Todorovski, një moment që për Bylis ka vendosur ndeshjen. Ditën e djeshme klubi doli me deklaratë zyrtare duke kërcënuar se do të bojkotonte kampionatin. Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj në studion e Pressing ka zbuluar më shumë nga kontenstimi I bërë për arbitrat e Superiores:
“Kemi pasur kontakte dhe takime. Edhe vetë nuk e di ça do ndodhi. Mos ju duket çudi që gara mund të vazhdojë me 9 skuadra. Unë mendoj që Bylisi nuk është tek ato ekipet e paprekshme. Sepse ka ekipe që nuk preken asnjëherë. Kjo mund të ndodhë ndoshta nga që Bylisi vjen nga një qytezë e vogël. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më tepër. Të kërkojmë një arbitrim korrekt.
Unë e them me bindje se në ndeshjen e fundit Laver Alla ka vendosur ndeshjen. Deri në këtë moment ne kemi kontenstuar vetëm Kridens Metën asnjë arbitër tjetër. Ne duam të vendoset më e mira. Në rast se ai ka gabuar ok gabime ka por nëse ka një tendencë.
Ne I kemi bërë kallzim edhe në prokurori nesër do të dalim edhe me deklaratë zyrtare. Kallëzimi është në lidhje me ndeshjen do merret avokati im”, ka thënë Kapllanaj.
Debati mes Albano Jankut specialist gjykimi dhe presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj.
Janku: ”Rasti i penalltisë nuk ka vendosur ndeshjen. Kemi rastin e minutës së 64-t. Dora e djathtë e mbrojtësit të Teutës është e hapur, në pozicion jo natyral. Kemi të bëjmë me penallti. Arbitri duhej ndihmuar anësori. Kemi rastin e golit të anuluar për Teutën. Dyshoj se lojtari i durrsakëve mbahet në lojë nga Bicaj”.
Kapllanaj: “Këtu është e gabuar që të jeni ju. Sepse përsa kohë jeni I punësuar në Federatë. Gjërat kanë avancuar nuk janë më dy milekshe si në kohën tënde. Tani ka 50 çe.
Ne duam që ky arbitër most ë arbitrojë më. Ky arbitër të përjashtohet nga gara përjetë. Të mblidhen të marrin masa Komisioni kushdo. Nëse nuk merren masa akoma më të mëdha për të atëherë Bylisi do të merret me të.
Më pak më flasim për Enea Jorgjin se e di për arbitër korrekt. Ndërsa koha e Laver Allës si palaço, ka ikur. Këta kur marrin një dy mijë lekshe të grisur I shkojnë deri në fund”.