Lionel Messi ishte një dëshmitar i një prej kapitullimeve më të mëdha të historisë së futbollit.
“Pleshti” argjentinas u sfumua shpejt, teksa pas paraqitjes brilante në gjysëmfinalen e parë të UEFA Champions League, në takimin e kthimit ndaj Liverpool u “zhduk” pa lënë gjurmë. Kjo bëri që Liverpool të përmbys gjithçka dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-3 kaloi në finalen e kompeticionit.
Por si erdhi ky triumf? “Çelësi” i këtij suksesi qënka bllokimi i futbollistit më të mirë në histori, Lionel Messi.Numri 10 i Barcelonës nuk ishte shumë i qetë dhe këtë e tregojnë edhe statistikat katastrofike të regjistruara në “Anfield Road”.
Messi e kontrolloi 35 herë sferën, 17 prej të cilave u ndalen nga futbollistët e Liverpool, teksa 6 nuk gjetën objektivin e duhur. Ndaj anglezëve, 4 ishin goditjet drejt portës, të ndara në 2 jashtë kuadratit dhe 2 të ndalura nga Allison. Pra, Messi nuk ishte në ditën e tij më të mirë, çka u vu re edhe te shumë lojtarë të Blaugranëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.