Kapiteni i Vllaznisë i kërkonte ndihmë, reagojnë tifozët shkodranë: Futbollistët nuk kanë pse kërkojnë mbështetje, drejtuesit e klubit tallen me ne.
Mbrëmjen e djeshme, kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtbina, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në facebook kërkonte falje, por gjithashtu i bënte thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në shkallët e stadiumit. Ditën e sotme kanë reaguar tifozët shkodranë, të cilët në një status në facebook “K.F Vllaznia Shkoder”, që menaxhohet nga ata shkruajnë:
Pergjigjia me e mire do ishte te Dielen ndaj Teutes qe Reshit Rusi te jete krejtsisht i boshatisur, ndeshjen le ta ndjekin drejtuesit e klubit te cilet vazhdojn te tallen me popullin Shkodran dhe emrin e Vllaznise.Gjithashtu edhe gazetaret servila qe nuk i bejn dy shkrime per problemet qe ka Vllaznia qe i din shum mire… Futbollistet nuk kan perse kerkojn mbeshtetje mjafton te kuptojn se cfare fanelet mbajn veshur, te luajn me zemer dhe te japin 110% kjo eshte e rendesishme pastaj ne futboll edhe mund te humbasesh. Kur eshte luajtur me zemer duke derdh djers dhe ndeshja ne fund eshte humbur ekipi ka marr duartrokitjet, sic e thashe me siper ne futboll mund edhe te humbasesh. Humbje si ajo ndaj Lacit nuk pranohet. Beni kthesen dhe luani denjesisht per kete fanel qe mbani vesh. Forca Vllaznia”.
Kujtojmë që në javën e shtatë të Superiores, Vllaznia u thye nga Laçi në “Reshit Rusi” me rezultatin 2-1.