Në konferencën për shtyp të kombëtares U19 që zhvillon ndeshjen e tyre kundër Ukrainës për kualifikuese të Europianit përkrah trajnerit Erjon Bogdani u shfaq edhe kapiteni ekipit Rrezart Rama. Lojtari i cili aktivizohet te Olympiakos në Greqi foli para gazetarëve.
“Jemi një grup lojtarësh të rinj që vijmë nga kampionate të ndryshme si Italia, Greqia apo Spanja. Po përshtatemi mirë më njëri tjetrin dhe po ndihemi mirë mes nesh. Komunikimi me stafin teknik ka qenë shumë i mirë dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin me to.”
I ndaluar tek objektivat Rama thotë:”Ekipi ka punuar fort dhe është stërvitur shumë këto ditë. Shkojmë për rezultat pozitiv.Ekipi është i gatshëm dhe i harmonizuar. Jam në një ambjent shumë miqësorë jo vetëm brenda fushës së lojës por edhe jashtë saj.”