Erando Karabeci ka marrë pjesë në inaugurimin e barit të futbollistit të Vllaznisë, Endri Vrapi, ndërsa ka “shfrytëzuar” rastin që të shkrepë një foto edhe Bledar Devollin.
Ai është vendosur përkrah Vrapit dhe Devollit, ndërsa fotoja po bën xhiron e “instagram”, ku Karabeci ka shkruar: “Me dy profesorët”. Kështu, ai ka “graduar” edhe Vrapin me këtë titull, pasi Devolli ka disa vite që i është përkushtuar trainingut dhe dashur pa dashur lojtarët e thërrasin “profesor”.