Brazili i jep fund aventurës në Kupën e Botës pas eleminimit nga Kroacia. Duhej të vinte momenti i penalltive, pasi nuk mjaftoi as 90 minutëshi dhe as shtesat duke bërë që çdo gjë të vendosej nga pika e bardhë e penalltive.
Thiago Silva në komunikimin për mediat, e ka patur shumë të vështirë të kaloj situatën që ka kapluar ekipin pas eleminimit.
Deklarata:
“Është e vështirë të thuash ndonjë fjalë tani. Unë tashmë kam marrë disa vendime në jetën time, jo vetëm në kombëtare, por dhe në aspektin personal. Kur humbim diçka të rëndësishme që synohej maksimumi dhemb shumë. Ne përpiqemi të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë para, nuk ka alternativë tjetër në këtë situat. Unë jam një djalë që ngrihem sa herë që rrëzohem. Fatkeqësisht, si lojtar, nuk do ta ngre atë kupë. Kush e di çfarë do të ndodhë më vonë me një rol tjetër”.