Është ende herët për të folur për formacionin që trajneri Panuçi do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Skocisëm, pasi stafi teknik i kuqezinjve është akoma në fazën fillestare të përzgjedhjes. Mungesat e Hysaj në të djathtë ka bërë që trajneri i kombëtares të mendoj për një mbrojtje me 3. Një rreshtim që nuk ka qënë shumë efikas për ne. Në mbrojtje me tre numri një i pankinës shqiptare provoi Gjimshitin në qendër, Ismaijlin në të djathtë dhe Binakun në të majtë duke lënë kapitenin Mavraj në provën e dytë me Veselin dhe Dermakun.
Me shumë mundësi Mërgim Mavraj mund ta nis ndeshjen nga stoli. Në portë Strakosha, në mesfushë pritet të startohet me Kaçen, Memushajn, Xhaka, Gavazaj. Në sulëm Balaj i mbështetur nga Uzuni dhe Grezda.