Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha shprehet se renditja e Tiranës në vendet e ulëta të klasifikimit në Superligë e bën derbin e radhës, të çuditshëm.
Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, ai deklaron: “Do të jemi të përgatitur për derbin. Shpresoj ta kalojmë sa më lehtë këtë sfidë. Tirana 30 pikë pas? Nuk kam luajtur kurrë më parë një derbi me të tillë diferencë pikësh. Është një derbi i çuditshëm.
Na duhet vetëm trepikëshi. Edhe pse Tirana është shumë pikë pas Partizanit, derbi mbetet i paparashikueshëm. Ka pasur momente kur pozicionet e skuadrave në renditje nuk kanë ndikuar në rezultat.
Partizani do t’i fitojë të gjashta ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit”, shprehet Alban Hoxha.