Teuta ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit. Sfida do të luhet në “Niko Dovana” me vendasit që kërkojnë rikthimin te fitorja pas barazimit në Shkodër ndaj Vllaznisë. Trajneri Martini do të ketë një mungesë të rëndësishme ndaj ballshiotëve pasi kapiteni Renato Arapi nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi. Lajmi i mirë është rikthimi i Asion Dajës. Mesfushori titullar ishte I pezulluar me kartona, ndërsa tani do të jetë gati për të zbritur në fushën e lojës.
Postimi i Teutës:
Teuta ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e 32-të sezonal ndaj Bylsit në “Niko Dovana”, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore. GJENDJA E SKUADRËS “Renato Arapi do të jetë mungesa e vetem për trajnerit Edi Martini për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Bylsit. Kapiteni i bluve pësoj një treheqe në pulp në përballjen ndaj Vllazninis, dhe do të humbasë sfidën me Bylsin. Rikthehet në dispozicion, dhe mesfushori Asion Daja, i cili ishte i pezulluar nga plotësimi i numrit katër të kartonëve të verdhë”.