Bledar Hodo nuk do të jetë nesër prezent në fushën e lojës në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Teuta do të luajë kundër Skënderbeut.
Mesfushori i “djemve të detit” ka pësuar një dëmtim në takimin kundër Laçit për kampionat, që duket se do t’i kushtojë shumë.
Kjo pasi kapiteni i Teutës mund të thuhet se tashmë ka mbyllur sezonin. Mungesa e Hodos nuk do të jetë e vetmja për Teutën në takimin kundër Skënderbeut, pasi Hila është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen çerekfinale kundër Vllaznisë.