Skuadra e Kastriotit në Kategorinë e Parë, do të luajë nesër kundër Beslidhjes, në ndeshjen e vlefshme për “Play-off-in” e grupit A.
Para kësaj ndeshjeje, kapiteni i ekipit, Vilson Lila, i ka kërkuar tifozëve mbështetje maksimale nesër, pasi nëse kruatnët marrin një pikë, ngjiten automatikisht në Superiore.
Për ngjitjen në Superiore
“Besoj se ka qenë një përgjegjësi e madhe, duke qenë se unë jam dhe vendali dhe kapiten i ekipit. Kam dashur shumë që ne të arrinim një objektiv kaq madhor. Besoj se do jetë ndeshja e nesërme që do t’i vërë kapakun ngjitjes sonë në Superiore.
Rivaliteti me kundërshtarët
“Fillimi ka qenë shumë i vështirë, por me kalimin e kohës, grupi filloi të konsolidohej dhe gjithçka u bë më e lehtë.
Presidenca investoi dhe ne vazhduam deri në këtë pikë. Ekipet rivale gabuan shumë dhe ne arritëm distancën e sigurisë dhe arritëm deri në këtë pikë.”
Superliga
“Shpresojmë që në Superligë të mos jemi kalimtarë, por të jemi një kockë e fortë.
Duam që të kemi vazhdimësi në Superligë.”
Thirrja ndaj tifozëve
U bëj thirrje tifozëve, që nesër të jenë sa më të shumtë në stadium, që të festojmë të gjithë së bashku. Së dyti shpresoj që Bashkia dhe presidenca të investojnë në këtë stadium, që të ketë diçka më komode për tifozët.
Të rivalizosh me Skënderbeun, Partizanin, Kukësin, ke nevojë për shumë mbështetje.