Borusia M’Gladbah falënderon tifozin special, Xhanluixhi Bufon.
Portieri i Juventusit dhe i Kombëtares së Italisë është një simpatizant i skuadrës gjermane që në fëmijëri.
Një simpati të cilën Bufon e ka krijuar për M’Gladbah për shkak të vështirësisë në shqiptimin e emrit të skuadrës gjermane.
Një vështirësi që haset te shumë persona të cilët kërkojnë të shqiptojnë emrin e Borusia M’Gladbah.
Së fundmi, drejtuesit e klubit gjerman kanë ndërmarrë një nismë për të adoptuar shprehjen “Një ekip gjerman” për të ndihmuar fansat që nuk e shqiptojnë dot saktësisht emrin e skuadrës së Borusia M’Gladbah.
Në fakt, shallin me këtë shprehje të re, klubi gjerman ia ka dërguar edhe Bufonit, i cili ka pozuar plot krenari.