Kapiteni dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha është shprehur për Supersport se duhet të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në të ardhmen, e të mos kënaqen me kaq.
“Jo shumë sportista e kanë shansin ta provojnë këtë gjë. Kur je kapiten, përgjegjësitë janë të mëdha. Ngritëm Kupën dhe shpresojmë që mos ta ngrm vetëm këtë vit, por siç ka bërë Skënderbeu, kështu që besoj edhe ne e nisëm në fillim,. Shumë pak menduan në fillim se mund të dilnim kampion, por në treguam rritje dhe ja ku jemi sot. Shpresoj të shkojmë mirë në Europë. Tani do përqendrohem tek Kombëtarja dhe shpresoj të jetë një ekip sa më i lehtë në Europë dhe më pas të shohim në vazhdimësi. Të them të drejtën kemi qenë shumë mirë në mbrojtje gjatë kampionatit dhe kundërsulmi ka qenë arma jonë më e fortë dhe këto dyja na kanë nxjerrë kampion. Këto ishin efikase për ne. Me Kukësin në Shkodër 1-1 mori tjetër rrjedhë kampionati dhe në Vlorë ku fituam 0-3 në Vlorë me Flamurtarin”, është shprehur Alban Hoxha.