Në mbledhjen e zhvilluar sot, ka qenë pjesë dhe kapiteni i Kukësit Rrahman Hallaçi, i cili ka dhënë opinionin e tij rreth gjendjes aktuale në futbollin shqiptar, duke ofruar disa mendime nga ana e tij pë ndryshimin e situatës aktuale.
“Duhet të mirëkuptojmë vendimin e arbitrave pasi dhe ata nuk e kanë të lehtë. Ne ndonjëherë gabojmë me ragimet tona, por dhe për ne kjo është diçka jo e mirë. Kuptojmë që gjykimi është një fraksion momenti, por duhet menaxhuar më mirë situata, pasi ne në këtë rast gjykojmë si arbitrat, në moment. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve, sepse pa bashkëpunim dhe mirëkuptim është e vështirë të ecësh përpara”, është shprehur kapiteni i Kukësit.