Rustem Hoxha ka folur menjëherë pas sfidës me Skënderbeun, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Për mikrofonin e Supersport, kapiteni i Teutës deklaroi:
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, pasi Skënderbeu kërkonte tri pikët, po ashtu edhe ne për pozitat ku jemi. Mendoj se sot ishte edhe pak fati me ne, për mënyrën si u zhvillua loja. Ata e kishin vlerësuar shumë dhe na kapën mesin e fushës. Po ashtu edhe Latifi ishte problem për ne sot, pasi ishte në një ditë shumë të mirë.
Është e vërtetë që Shkalla ka pasur disa probleme, por tani po vjen në nivelin e vjetshëm dhe së shpejti do jetë më mirë. Nga pozita ku jemi dhe pikët që kemi, normalisht presioni është. Por besoj se me grupin që kemi, do ta kalojmë këtë situatë dhe do ngrihemi më lart”, shtoi ai.