“Kaosi” te Luftëtari duket se nuk ka fund. Pasi ranë nga Kategoria Superiore për shkak të problemeve financiare duket se e njëjta gjë do të vazhdojë edhe në Kategorinë e Parë.
Prej disa ditësh lojtarët kanë bojkotuar stërvitjen për shkak të mos shlyerjes së rrogave e për këtë arsye nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje. Tashmë me skuadrën është bashkuar edhe trajner serb Marko Jovanovic që kishte marrë disa ditë leje, ndërsa është kthyer në Gjirokastër.
Tekniku ka bërë më dije se në këtë situatë është me lojtarët e nëse çështja nuk merr zgjidhje ai pritet të largohet e së bashku me të e një pjesë e mirë e lojtarve që kërkojnë pagat.