Kamza ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Korabit, sfidë e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli ka bërë një paraqitje të kënaqshme, teksa ka mundur në fushën e tij ekipin dibran. Korabi mbeti me 9 lojtarë pas daljes me të kuqe të Mezinit dhe Veliajt duke ia lehtësuar ndeshjen skuadrës së Kamzës.
Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1, por fitorja 2-0 e Kamzës e eliminon ekipin dibran nga Kupa e Shqipërisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.