Kamza do të luajë sot kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ky takimi do të zhvillohet në orën 13:30 dhe të dy trajnerët, respektivisht Ernest Gjoka dhe Orges Shehi do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë sfidë të fundit për vitin 2018-të.
Të dy teknikët kanë “projektuar” formacionet titullare. Gjasat janë që Kamza të zbresë në fushë me këtë 11-she: Avdyli, Idrizaj, Arrabal, Teqja, Bonani, Rezi, Malaj, Mumajesi, Plaku, Fukui, Martinena. Ndërkohë nga ana tjetër Skënderbeu pritet të luajë me këtë formacion titullar: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guedj, Gripshi, Xhon, Fili.