Klodian Sulollari pritet të jetë afrimi i radhës për skuadrën e Kamzës. Drejtuesit e klubit mësohet se kanë pasur bisedime dy ditë më parë me mbrojtësin Klodian Sulollari.
Ky i fundit ka qenë pjesë e Tërbunit në sezonin e shkuar, ndërsa pritet që t’i bashkohet Kamzës në Maqedoni për të zhvilluar atje fazën përgatitore.
27-vjeçari ka qenë më parë pjesë e Mamurrasit, Dinamos, Bylisit dhe Ilirisë.