Trajnerit të Kamzës Klodian Duro nuk mendoj vetëm për arritjen e rezultateve pozitive, por dhe për problemet brenda në skuadër. Për sfidën e rëndësishme ndaj Skënderbeut, ish-trajneri i KUKËSIT mund të mos ketë në dispozicion të tij katër lojtarë të rëndësishëm: mesfushori Besnik Syziu, mbrojtësi Orjad Beqiri, anësori Hektor Idrizaj dhe mesfushori Argjend Malaj kanë probleme fizike.
Ky i fundit u dëmtua rëndë në seancën e fundit stërvitore të Kamzës. Duro menjëherë ka nisur të zbatojë disa variante rreshtimi për emergjencën e krijuar. Niko Zisi, Sebino Plaku dhe Ognjen Rolovic do të mbajnë përgjegjësinë për repartin sulmues dhe mund të përdoren të tre si titullarë ndaj Skënderbeut.
Shqetësimet më të mëdha janë se si duhet të “arnojë” formacionin pas 4 vendeve bosh të krijuara nga dëmtimet e njëpasnjëshme që kanë prekur Kamzën.