Kamza ndodhet në një zonë aspak të pëlqyeshme në tabelën e klasifikimit dhe puna do të jetë e shumtë gjatë këtij pushimi të kampionatit.
Ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka do të bëjë një fazë përgatitore në Itali, duke u nisur pas festimit të Vitit të Ri. Aty do të zhvillojnë dy miqësore shumë të forta për nivelin e tyre me SPAL dhe Udinezen. Të dyja këto ekipe janë pjesë e Seria A dhe do të përbëjnë një provë reale, për ekipin.