“Mike i Hekurt”, kështu njihet boksieri jonë nga Bulqiza në arenën ndërkombëtare, duket se po e kalon më së miri fazën e rikuperimit pas lëndimit në krah. Gjetan Keta kampioni në WBU për peshat e mesme, ka postuar në rrjetin e tij të Facebook një mesazh falenderimi për të gjithë fansat që e mbështesin dhe se pas operacionit do të kthehet më i fortë
Postimi i Gjetan Ketës:
“Pershendetje Miqt e mi!
Krahu im po behet cdo dite e me mire. Por Doktoret ma kan ndaluar qe te filloj stervitjen 6 – 8 jave.
Dhe pastaj filloj stervitjen intensiv, qe tju dhuroj nje ndeshje spektakulare kete vit. Falenderime te vecanta per ju gjith miqt e mi, per mesazhet qe me keni derguar mbas operimit. Ju uroj nje fund jave te kendshme”.